‘Berisha simbolizon të keqen’, avokati: Me akuzat ndaj Dumanit dhe Gjokës konsumoi vepër penale

‘Berisha simbolizon të keqen’, avokati: Me akuzat ndaj Dumanit dhe Gjokës konsumoi vepër penale

Avokati Romeo Kara komentoi në studion e ‘Ora e Fundit’ dosjen e ish presidentit Meta, në të cilën Apeli i Posacëm do të vendosi në datën 8 shtator lidhur me lirimin ose jo të tij. Kara tha se lirimi ose jo i tij ka të bëj me mundësinë e revokimit të masës së arrestit dhe se nëse prokuroria ka fakte që Meta mund të intimidojë procesin, atëherë nuk duhet të lihet në paraburgim. “Lirimi ose jo ka të bëjë me mundësinë që të revokohet masa e arrestit, varet sesi Gjykata mund ta interpretojë ose varet dhe nga fijet që luhen pas proceseve të tilla. Kemi rastin e Berishës që u lejua të dalë nga arresti në shtëpi dhe sot vazhdon të kryejë intimidime ndaj gjyqtarëve...