Protestat në Novi Sad, policia përdor bomba tymuese, mediat serbe zbulojnë detajet tronditëse

Protestat në Novi Sad, policia përdor bomba tymuese, mediat serbe zbulojnë detajet tronditëse

Policia serbe përdori granata tymuese në mbrëmje dhe shpërndau disa qindra qytetarë që po lëviznin drejt kampusit universitar pas një përkujtimoreje në Stacionin Hekurudhor, raportoi agjencia Beta. Disa mijëra banorë të Novi Sadit u mblodhën më herët për të shënuar dhjetë muajin e tragjedisë në stacion ku humbën jetën 16 persona, dhe pasi shprehën respektin e tyre, një numër i madh qytetarësh iu përgjigjën thirrjes së studentëve dhe u nisën drejt kampusit për të “mbrojtur fakultetin”. Në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik, ata hasën në një kordon policie që ka qenë në detyrë atje që nga mëngjesi. Qytetarët fishkëllyen dhe hodhën gjëra drejt tyre, por pa ndonjë incident fizik. Në atë moment, xhandarmëria doli nga rruga anësore dhe përdori bomba tymuese ose mjete të...