BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës për hartimin e buxhetit, por Bogdani thotë se debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme. Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin. Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga një vendim gjyqësor i formës së prerë, prokurori Sokol Stojani kritikoi ashpër mënyrën se si Bogdani po e drejtonte Këshillin dhe prioritetet e vendosura prej saj....