Nga Muçi në Turqi te Daku në Rusi, shqiptarët marrin vëmendje në futbollin europian

Nga Muçi në Turqi te Daku në Rusi, shqiptarët marrin vëmendje në futbollin europian

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në këtë periudhë kur kanë ndodhur startet e shumë ligave në Europë, por ka dhe të tjerë që ende nuk e kanë zbuluar destinacionin e sezonit të ri. Gjithsesi, të dy palët janë në qendër të vëmendjes së medias sportive europiane. Në Itali luan kontigjenti kryesor i kuqezinjve, ata që janë bërthamë e grupit, por lojtarë shqiptarë cilësorë në këtë moment ka në shumë liga europiane si në Turqi, Gjermani, e deri në Rusi e më tej. Daku merr elozhe në Rusi Ish-futbollisti i Zenitit që luan për Orenburgun, Danila Khotulev, e ka cilësuar sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Dakun, si një nga sulmuesit më të fortë që luan në...