Ushtria amerikane godet varkën me drogë nga Venezuela, Rubio: Drejtohej nga grupi narko-terrorist

Ushtria amerikane godet varkën me drogë nga Venezuela, Rubio: Drejtohej nga grupi narko-terrorist

Ushtria amerikane goditi të martën një varkë që transportonte drogë dhe vinte nga Venezuela, bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një kohë kur tensionet po rriten mes administratës Trump dhe qeverisë venezuelase. Presidenti amerikan, Donald Trump e konfirmoi sulmin gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale pasditen e së martës, duke thënë se ushtria kishte “qëlluar” ndaj varkës “pak çaste më parë.” Disa minuta më pas, Rubio shkroi në platformën X se ushtria kishte kryer një “sulm vdekjeprurës” në jug të Detit të Karaibeve. Ai tha se “varka e drogës” kishte dalë nga Venezuela dhe “po operohej nga një organizatë e shpallur si narko-terroriste.” Detajet mbi sulmin, përfshirë se kush e operonte anijen, mbeten ende të pakta. Sulmi erdhi pasi...