“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Foto ilustrim ObserverKult ua sjell disa fjalë të urta popullore shqiptare, që kanë të bëjnë me mençurinë dhe diturinë: Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh syri, por mendja. Thesi i zbrazët nuk qëndron më këmbë. Kush njeh vetveten, njeh Perëndinë. S’është marre të mos dish, por të mos duash të dish. Shtatin pyell e mendjen fyell. Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. E mirë dhe fuqia, po ca më e mirë urtia. I mençuri rrihet me fjalë dhe budalli me dru. I zoti ia gjen kërthizën pleshtit. Kokën të kesh, pa kapele ka sa të duash. Kur mendtë shkojnë te maja e flokëve, punët zbresin te maja e këmbëve....