Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të dyshuar si transportues droge në Karaibet jugore. “Siç sapo njoftoi presidenti, ushtria amerikane kreu një sulm ndaj një anijeje me drogë që kishte lëvizur nga Venezuela dhe operohej nga një organizatë e shpallur ‘narko-terroriste’,” shkroi Rubio në X (ish-Twitter). Ky veprim përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm të politikës së administratës Trump ndaj kartelëve të drogës, disa prej të cilëve janë shpallur organizata terroriste të huaja. Lëvizja mund të ketë pasoja serioze për rajonin, ku SHBA-të kanĽ vendosur kapacitete ushtarake, dhe mund të shkaktojë reagimin e liderit venezuelian Nicolás Maduro. Presidenti Donald Trump tha po të martën se ushtria amerikane “sapo ka qëlluar një anije...