Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori i filmit ‘Dances with Wolves’, Graham Greene

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori i filmit ‘Dances with Wolves’, Graham Greene

Graham Greene, aktori i shquar kanadez i nominuar për çmimin Oscar dhe pionier i Hollivudit, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare në një spital të Torontos pas një sëmundjeje të gjatë. “Ai ishte një njeri i madh me moral, etikë dhe karakter dhe do të na mungojë përjetësish. Më në fund je i lirë.”,  tha agjenti i Greene, Michael Greene. Greene lindi në vitin 1952 në Ohsweken, në Rezervën e Gjashtë Kombeve në Ontario, Kanada. Ai filloi të merrej me aktrim ndërsa punonte si inxhinier regjistrimi, pasi një mik e bindi të lexonte skenarin e tij. Ai filloi të luante në skenë, duke interpretuar në produksione kanadeze dhe angleze në vitet 1970, përpara se të debutonte në ekran në vitin 1979 në një episod...