Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
TKOB me një sezon të paharrueshëm mes notash, ngjyrash dhe emocionesh
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit bëri të ditur se muaji shtator do të sjellë në tempullin e artit shqiptar emocione magjike. TKOB do të sjellë për publikun aktivitete nga më të ndryshmet, që variojnë nga opera tek gjallëria e ansamblit, nga tingujt polifonikë tek bashkëpunimet ndërkombëtare, nga galaja e paharrueshme me Ermonela Jahon deri te “La Traviata” e shumëpritur e Verdit. Në kalendarin e shtatorit, të publikuar online nga ky institucion, premtohet një udhëtim i artit në të gjitha dimensionet e tij. Aktivitetet nisin më 8 shtator me një koncert në kuadër të Javës Kulturore të Malit të Zi. Nga Holli Koncertor i TKOB-së, artistët do të zhvendosen në Bylis, ku do të performojë Ansambli Popullor së bashku me Bylis Polifonia, më 12 shtator....