Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gazetari tregon kandidatët e mundshëm për kreun e ri të SPAK, ja si do zhvillohet gara
Gazetari Eni Ferhati, komentoi në një emision televiziv, hapjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon më 19 dhjetor të këtij viti. Sipas Ferhatit, ligji e përcakton qartë se procedurat për zgjedhjen e kreut të ri fillojnë tre muaj para përfundimit të mandatit aktual. Ai beson se në garë do të jenë kryesisht emra që kanë konkuruar edhe më parë, ndërsa përmendi mundësinë e kandidaturave të prokurorëve Kondili, Xholi dhe ndoshta Vladimir Mara, i cili ka bërë një punë të mirë në seksionin e luftës kundër krimit të organizuar. Nga ana tjetër, Ferhati shprehu skepticizëm për një kandidaturë të mundshme të Olsi Dados. “Ligji për Prokurorinë e Posaçme parashikon që procedurat të nisin tre muaj para...