Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ekzekutohet diplomati indonezian në Peru
Një diplomat që punonte në ambasadën e Indonezisë në Peru, u qëllua për vdekje në Lima, kryeqyteti i Perusë, jashtë shtëpisë së tij të hënën në mbrëmje. Autoritetet lokale konfirmuan se nga ana e ministrisë së Rendit, po zhvillohet një hetim për të përcaktuar rrethanat në të cilat diplomati u vra para derës së përparme të rezidencës së tij. Shefi i policisë David Guivar, duke folur në transmetuesin publik TV Peru, tha se ishte e mundur që të ishte një “larje hesapesh”. Diplomati po kthehej në shtëpi me biçikletë kur u qëllua nga një burrë që iku me motoçikletë me një bashkëpunëtor, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat lokale. Zetro Leonardo Purba , 40 vjeç, jetonte në Peru me familjen e tij që nga muaji...