Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulm me thikë Francë. Pesë të plagosur, policia vret agresorin pas përpjekjeve për ta arrestuar
Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në Marsejë të Francës, ku një burrë goditi me thikë disa qytetarë, duke lënë të plagosur të paktën pesë prej tyre. Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa policia ndërhyri me urgjencë, duke qëlluar për vdekje agresorin. Sulmuesi ishte një shtetas tunizian me leje qëndrimi në Francë, i cili fillimisht goditi me thikë menaxherin e një hoteli, që sapo e kishte dëbuar për mospagesë, njoftoi prokurori francez, që po heton ngjarjen. “I dyshuari sulmoi gjithashtu djalin e menaxherit, një tjetër klient të hotelit – i cili pësoi lëndimet më të rënda – dhe dy kalimtarë në rrugë gjatë sulmit të tij kriminal”, tha prokurori. Oficerët ndërhynë dhe vranë burrin, tha një burim policor, duke parandaluar...