Vuçiç: Pllenkoviq po synon që ta dëmtojë imazhin e Serbisë

Vuçiç: Pllenkoviq po synon që ta dëmtojë imazhin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Pllenkoviq, se Serbia është në prag të një lufte civile, është “keqdashëse” dhe e “qëllimshme”, që sipas tij, synon ta dëmtojë imazhin e Beogradit në botë. Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Pekin, Vuçiq u tha gazetarëve se e “çudit fakti që disa qytetarë të Serbisë nuk e shohin këtë”. “Nuk do të ketë asnjë luftë civile në Serbi. Serbia do të vazhdojë të rritet me shpejtësi të madhe”, tha Vuçiq më 2 shtator, kur u pyet nga gazetarët që të komentojë deklaratën e Pllenkoviqit. Vuçiq tha po ashtu se Serbia “do të vazhdojë të jetë gjithnjë më e suksesshme pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Kroacisë, si ato zyrtare ashtu edhe jozyrtare,...