Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Një qeveri në mandatin e katërt”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon avokati: Sot vota blihet me tendera e koncesione
Në një studio televizive, avokati Ermal Hamataj tha se pakënaqësitë politike duhet të shprehen nëpërmjet votës dhe jo duke u ankuar vazhdimisht në media, duke theksuar se përgjegjësia i takon qytetarëve në momentin e zgjedhjeve. “E para njëherë, ne duhet të reshtim me atë refrenin që sa herë dalim në një studio dhe themi se ‘këtu ka njerëz të pakënaqur, këtu ka njerëz që ankohen’. Punë e madhe, njerëz të tillë do të ketë gjithmonë. Lind pyetja: si e shprehin pakënaqësinë këta njerëz? Nëse unë jam i pakënaqur me rendin politik, e shpreh pakënaqësinë duke votuar diçka të ndryshme. Pse duhet të bëjmë avokatinë e një gjëje që në fakt duket se është e kundërta? Në momentin që ke një qeveri në mandatin e katërt,...