Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online
Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të ngjashme me të, që rezultojnë të jenë skema piramidale online, mbi 150 milionë euro në total. “Bëhet fjalë për mbi 150 milionë euro që po mashtrohet. Është më shumë se dëmi i firmave piramidale. Këtu ka një fenomen kriminal, po vidhen paratë e qytetarëve”, tha Muçi. Më tej ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të reagojnë për të mbrojtur qytetarët nga kjo katastrofë dhe një mënyrë sipas tij është mbyllja e linkut të platformës, duke ia bërë të pamundur aksesin në Shqipëri. “A është krim, mashtrim i thjeshtë, apo mashtrim kompjuterik pak rëndësi ka për qytetarin. Policia e Shtetit shumë mirë...