“Sorosin ta luftojmë brenda shtëpisë tonë”, demokrati: Kam 3 vite që kërkoj përjashtimin e të lidhurve me fondacionin

“Sorosin ta luftojmë brenda shtëpisë tonë”, demokrati: Kam 3 vite që kërkoj përjashtimin e të lidhurve me fondacionin

“Partia Demokratike duhet ta nisë luftën ndaj Sorosit brenda shtëpisë së saj”, kështu u shpreh sot gjatë intervistës në studion e News24, përfaqësuesi i PD, Lisandër Hoxha. I pyetur nga moderatori nëse në PD ka figura që janë sponsorizuar nga fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” e Xhorxh Soros, Hoxha tha se kjo do të shihet nëse propozimi I tij do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sipas ish-kandidatit për deputet të PD, Lisandër Hoxha, “nëse PD dëshiron ndihmën e Trump për ta ç’montuar këtë megakorrupsion të inicuar nga Soros, duhet të japë shembullin nga shtëpia e saj, një pikë në statut. “Akoma e kam propozimin tek Sekretariati i Këshillit, ta nxjerrin e të thonë, nuk mund të jesh drejtues politik, anëtar kryhesie, anëtar këshilli kombëtar...