Qeveria, lëvizjet e para/ Zv.ministrat që morën mandate deputeti shkarkohen

Qeveria, lëvizjet e para/ Zv.ministrat që morën mandate deputeti shkarkohen

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë shkarkuar nga detyra tre zv.ministra të qeverisë, të cilët këtë muaj i pret detyra e re, ajo e deputetit. ‘Sipari’ i lirimeve nga detyra ka nisur nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku është shkarkuar zëvëndësministrja Ilva Gjuzi. Po ashtu, është liruar nga detyra Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko, zëvendësministër i Ministrisë së Brendshme. Këto janë vetëm lëvizjet e para, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur, me emrat e skuadrës së tij të katërt me të cilët do të qeverisë. Do të jetë data 11 shtator ora 10:00 kur do të mblidhet asambleja socialiste, ndërkohë që kanë nisur ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që...