Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Radhën e kanë karriget/ Rama: Për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër
Kryeministri Edi Rama, teksa postoi një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, u shpreh se ‘radhën e kanë karriget’. Sipas kreut të qeverisë, do të ketë kushte të reja për vendosjen e karrigeve jashtë bareve dhe restoranteve. “Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, tha ai. Top Channel