Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mediu: Zgjedhjet ishin të grabitura, opozita duhet të luftojë brenda institucioneve
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se opozita nuk duhet të bjerë në grackën e bojkotit, por përkundrazi, të shfrytëzojë institucionet, sidomos Kuvendin, si një mjet për të luftuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mediu theksoi gjatë një interviste se mosnjohja e zgjedhjeve të 11 majit është një qëndrim i drejtë politik, por paralelisht opozita ka detyrimin të zhvillojë betejën demokratike brenda institucioneve. Ai e cilësoi të rrezikshëm rikthimin te praktika e bojkotit parlamentar, duke kujtuar se e kaluara ka treguar se një veprim i tillë vetëm i ka shërbyer mazhorancës dhe ka dobësuar rolin e opozitës në sytë e ndërkombëtarëve. “Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet...