Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qyteti antik i Hadrianopolit, IKTK: Ndër më të spikaturat është teatri antik
Hadrianopoli është një qytet antik i ndodhur pranë fshatit Sofratikë, në Dropull, në jug të Gjirokastrës. I themeluar në shekullin II pas Krishtit gjatë sundimit të Perandorit Hadrian, ky sit ruan rrënojat mbresëlënëse që tregojnë jetën e një qendre urbane të lulëzuar. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka publikuar një material rreth Hadrianopolit, ku shprehet se një vizitë aty është një udhëtim në kohë. “Ndër më të spikaturat është teatri antik, i cili dikur mbante deri në 4,000 spektatorë dhe shërbente për shfaqje dhe tubime. Vizitorët mund të shohin gjithashtu gjurmët e banjës romake, shtëpive, rrugëve dhe një nekropol të pasur që tregon historinë e banorëve. Një vizitë në Hadrianopol është një udhëtim në kohë, ku historia, kultura dhe arkitektura takohen në zemër të...