Pas xhamave dhe tendave të lokaleve, radhën e kanë karriget/ Rama u përgjigjet kritikëve: Bëni durim…do u vijë radha

Pas xhamave dhe tendave të lokaleve, radhën e kanë karriget/ Rama u përgjigjet kritikëve: Bëni durim…do u vijë radha

Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin disa javor në kuadër të zënies së hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama iu është përgjigjur kritikëve duke theksuar se shumë shpejt do të ndryshojnë kushtet për vendosjen e karrigeve në ambientet e jashtme. Teksa ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ngritjen nga qeveria të “Fondit të Gjelbër”. "Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e...