Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përjashtimi i opozitës nga “Integrimi”, BE: Anëtarësimi ka nevojë për konsensus ndërpartiak
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri po pret me padurim konstituimin e Kuvendit të ri dhe strukturimin e komisioneve parlamentare. A2CNN iu drejtua me disa pyetje zyrtarëve të BE në Shqipëri lidhur me propozimin jozyrtar nga maxhoranca për marrjen e drejtimit të Komisionit të Integrimit duke humbur kështu traditën prej dy dekadash që ky komision është drejtuar nga opozita. Në një përgjigje diplomatike, BE pohon se kërkon konsensus për integrimin, duke nënkuptuar se drejtimi i këtij komisioni duhet t’i mbetet opozitës. “Në këtë drejtim, presim me padurim hapat konstituivë të parlamentit të ri, si dhe presim që integrimi në BE të mbetet një përparësi ndërpartiake për ligjvënësit në legjislaturën e re parlamentare. Për të qenë i suksseshëm, anëtarësimi ka nevojë për konsensus ndërpartiak”. BE deklaron...