Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita në Kuvend
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh sot më 2 shtator, gjatë një interviste për Klan News, se qëndrimi i opozitës në raport me zgjedhjet dhe parlamentin, dallojnë nga njëra-tjetra. Sipas tij, qëndrimi për të mos njohur zgjedhjet është korrekt. Njëkohësisht edhe zgjedhja e opozitarëve për të pranuar mandatet e për të hyrë në Kuvend. “Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet e grabitura mendoj është qëndrim korrekt politik. E dyta të bësh luftë në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është një detyrë opozitare”, tha Mediu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Besard Jacaj. Sipas kreut të PR-së, Kuvendi është institucioni i...