Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Terminali i ri i autobusëve në Vlorë, ëndërr ende pa projekt
Nga Sebi Alla Në fushatën elektorale të vitit 2023, për mandatin e tij të parë si kryebashkiak, si pikë të parë të një liste me premtime, Ermal Dredha shkruante se do të punonte fort për: “Ndërtimin e terminalit të autobusëve ndërqytetas, për të mundësuar akses për të gjithë vizitorët nga brenda dhe jashtë vendit”, por dy vite më pas, Vlora nuk ka akoma një projekt, e aq më shumë një terminal. Qindra autobusë dhe furgona të linjave të ndryshme nuk kanë një stacionim të përcaktuar dhe në çdo hapësirë të mundshme sheh autobusë në rrugë kryesore dhe furgonë të futur në qoshëse lagjesh. Bashkia Faktoje.al iu drejtua Bashkisë Vlorë me disa pyetje për çështjen e terminalit, nëse kishte projekt, dhe nëse po a është buxhetuar?! “Nuk disponojmë projekt...