Irani thotë se është i hapur për bisedime bërthamore me SHBA-në

Irani thotë se është i hapur për bisedime bërthamore me SHBA-në

Shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se shteti i tij është i hapur për bisedime bërthamore me Shtetet e Bashkuara, por përjashtoi çdo kufizim ndaj programit raketor të Teheranit. “Rruga për negociata me SHBA-në nuk është mbyllur. Por, amerikanët janë ata që vetëm flasin për bisedime, por nuk ulen në tryezë dhe padrejtësisht fajësojnë Iranin për këtë”, tha Larijani, i cili është sekretar i Këshillit të lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. “Duke ngritur çështje të parealizueshme si kufizimet mbi raketat, ata vendosin një rrugë që e bën të pavlefshme çdo bisedim”, tha Larijani në një postim në X. Këto deklarata vijnë disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara mirëpritën një vendim nga fuqitë evropiane për të rivendosur sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj...