Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe një këmbanë alarmi për institucionet përgjegjëse e mbarë shoqërinë shqiptare. I moshuari u gjet pa jetë në banesë, ndërsa bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij jetonin jashtë vendit, njëra në Shtetet e Bashkuara dhe tjetra në Itali. E megjithatë, i moshuari nuk pati askënd afër, as vajzat dhe as gruan, madje dyshohet se ai ka vdekur disa ditë më parë. Hera e fundit që fqinjët e panë Nikon ishte dita e hënë 1 shtator. Jashtë kamerave ata tregojnë se i moshuari jetonte në vetmi, ndërsa bashkëshortja kishte zgjedhur t’I shkonte pas vajzës që kishte emigruar në Itali. Pasojat më të rënda të emigracionit po...