Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Lufta’ me zjarret/ Këshilli i Ministrave: Shpërblim deri në 3 paga për “heronjtë” që luftuan me flakët
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbështetje të strukturave që kanë qenë në terren gjatë sezonit të verës për përballimin e situatave të zjarreve në vend gjatë vitit 2025. Punonjësit e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve të zjarrfikësve do të shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore. Shpërblimet janë përllogaritur në bazë të ditëve që këto forca kanë qenë në gadishmëri në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. Sipas vendimit, punonjësit e angazhuar nga 1-7 ditë do të shpërblehen me 1 pagë mujore, nga 8- 15 ditë do të shpërblehen me 2 paga mujore dhe ata që janë angazhuar për më shumë se 16 ditë do të shpërblehen me 3 paga mujore. VENDIMI I PLOTË DHËNIE...