Opozita jashtë tryezës së integrimit, reagon BE: Anëtarësimi i Shqipërisë kërkon bashkëpunim, jo përjashtime

Opozita jashtë tryezës së integrimit, reagon BE: Anëtarësimi i Shqipërisë kërkon bashkëpunim, jo përjashtime

Në procesin e rikompozimit të komisioneve parlamentare për legjislaturën e ardhshme, mazhoranca përflitet se ka në plan të shkrijë Komisionin e Integrimit, të drejtuar në 4-vjeçarin e kaluar nga demokratja Jorida Tabaku, me Komisionin e Jashtëm, në një të vetëm. Për planin e shumicës lidhur me komisionet dhe rrjedhimisht heqjen e Komisionit të Integrimit nga opozita,  iu drejtua për një opinion, zyrës së delegacionit të BE-së, në Tiranë. Pyetjes nëse është shqetësues për BE, përjashtimi i opozitës nga ky komision, delegacioni i BE është përgjigjur duke thënë: “Parlamenti i Shqipërisë është një institucion kyç për çuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në dhe konsolidimin e progresit të arritur deri tani në kontekstin e procesit të anëtarësimit.  Në këtë drejtim, presim me padurim...