Po merrnin ujë në një zonë të sigurt, nëntë persona humbin jetën nga sulmi izraelit në Gaza, mes tyre dhe fëmijë

Po merrnin ujë në një zonë të sigurt, nëntë persona humbin jetën nga sulmi izraelit në Gaza, mes tyre dhe fëmijë

Të paktën nëntë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit në zonën al-Mawasi në jug të Gazës, e cila nga vetë Izraeli ishte shpallur si “zonë e sigurt”. Sipas mjekëve të spitalit al-Nasser, trupat e pajetë të fëmijëve u sollën në morg, ndërsa në vendngjarje mbetën bidonët e ujit të mbuluar me gjak. Sulmi ndodhi vetëm pak orë pasi Ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të largoheshin nga Gaza City drejt al-Mawasi, në prag të ofensivës së paralajmëruar për marrjen e qytetit. Ndërkohë, Izraeli ka urdhëruar mobilizimin e 60 mijë rezervistëve të rinj dhe ka shtyrë shërbimin për 20 mijë të tjerë. Operacioni, i quajtur “Karrocat e Gideonit II”, parashikon përfshirjen e pesë divizioneve dhe mund të zgjasë deri...