Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët! Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit e Mbrojtjes Civile

Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët! Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit e Mbrojtjes Civile

Ekipet e emergjencave, që punuan në terren në betejën me vatrat e zjarrit në vendin tonë, do të shpërblehen. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. Top Channel