Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Viti i ri shkollor, shënon incidentin e parë/ Sherr me thika mes nxënësve në Kosovë, plagoset adoleshenti, në gjendje..
Një incident i rëndë është shënuar sot rreth orës 15:00 në qytetin e Podujevës, konkretisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një sulmi me thikë. Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin për këtë akt. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë me dije se rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse dhe se hetimet kanë filluar në koordinim me Prokurorinë. “Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informacionin për një lëndim trupor të shkaktuar nga një mjet i mprehtë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore. Policia, në bashkëpunim me...