Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Lirojnë ‘karriget’ nga detyra tre zëvendësministra

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Lirojnë ‘karriget’ nga detyra tre zëvendësministra

Kabineti qeveritar ka nisur ndryshimet e para në detyrë. Lirime, kthime detyrash nga ministra të ndryshëm. Vetëm pak ditë përpara shpalljes së kabinetit të ri qeveritar, janë bërë ndryshime në qeverinë aktuale. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka vendosur të lirojë nga detyra 3 zëvendësministra. Konkretisht, Ceno Klosi është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjithashtu është liruar nga detyra dhe Romina Kuko, e cila mbante postin e zëvendësministres së Brendhsme. Një tjetër emër që është liruar nga detyra është Ilva Gjuzi, si zëvendësministre e Turizimit dhe Mjedisit