Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shuarja e zjarreve/ Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore për efektivët e FA, Policisë dhe Mbrojtjes Civile
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. Kujtojmë se zjarrfikësit kanë punuar në kushte të vështira. Në kulmin e zjarreve, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret, Arben Cara, gjatë një takimi në Kukës evidentoi mungesën e uniformave për zjarrfikësit dhe fajin ua hodhi kryetarëve të bashkive. “Strukturat e MZSH-së po përballen me probleme përsa i përket infrastrukturës. Po shohim reagim jo shumë të volitshëm nga ana e kryetarëve të bashkisë. Ka mangësi të theksuar në këtë drejtim dhe jo vetëm, por edhe në kompletimin me pajisje...