Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kim Jong Un mbërrin në Kinë me trenin e tij super të blinduar
Kim Jong Un mbërriti këtë të martë në Pekin, për të marrë pjesë në paradën ushtarake kineze me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Ai ndodhet në këtë vizitë së bashku me vajzën Ju-ae, duke forcuar hipotezat se ajo mund ta pasojë të atin. Sipas një njoftimi të agjencisë KCNA, Kim u prit nga zyrtarë të lartë kinezë, si Cai Qi, anëtar i komitetit qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ministri i Jashtëm Wang Yi dhe kryetari i bashkisë së Pekinit, Yin Yong. Lideri “u takua me zyrtarët kinezë në një atmosferë të ngrohtë” dhe “shprehu mirënjohje për shokun Xi Jinping, partinë, qeverinë dhe popullin kinez për mikpritjen e tyre entuziaste dhe të përzemërt”, thuhej në njoftimin e KCNA. Ky është...