U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra tre zëvendësministra

U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra tre zëvendësministra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qeveritare. Nga detyra janë liruar zëvendësministrat Ilva Gjuzi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko në Ministrinë e Brendshme. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ‘Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,...