Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkon në 1400 numri i viktimave në Afganistan, tjetër tërmet lëkund vendin
Një tërmet tjetër, me magnitudë 5.5 ballë, tronditi Afganistanin juglindor të martën, duke shkaktuar frikë për dëme dhe shkatërrime të mëtejshme, pothuajse dy ditë pasi një tërmet i madh në të njëjtin rajon vrau më shumë se 1,400 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë. Tërmeti i fundit ndodhi në një thellësi relativisht të vogël prej 10 km, në të njëjtin nivel me atë që goditi mesnatën e së dielës me një magnitudë prej 6 ballë. Ky ishte një nga tërmetet më të këqija të Afganistanit në vite, duke shembur shtëpi në fshatra të largëta. Lëkundjet pasuese shkaktuan panik dhe ndaluan përpjekjet e shpëtimit, pasi shkëmbinj rrëshqisnin poshtë maleve, duke bllokuar rrugët dhe duke e bërë të rrezikshme gërmimin nëpër rrënoja, tha Safiullah Noorzai, i cili...