Gjashtë kandidatë të AfD-së humbin jetën para zgjedhjeve lokale në Gjermani

Gjashtë kandidatë të AfD-së humbin jetën para zgjedhjeve lokale në Gjermani

Gjashtë kandidatë për partinë e ekstremit të djathtë AfD në Gjermani gjetën vdekjen në javët e fundit, përpara zgjedhjeve lokale në rajonin e madh perëndimor të North Rhine-Westphalia. Policia e ka bërë të qartë se nuk ka prova për veprime të paligjshme në rastet e raportuara të vdekjeve. North Rhine-Westfalia ka një popullsi prej 18 milionë banorësh dhe raportohet se 20,000 kandidatë do të kandidojnë për poste në zgjedhjet lokale të 14 shtatorit. Megjithatë, numri i vdekjeve ka ngritur pikëpyetje në mediat sociale. Ministria e Brendshme e shtetit ka theksuar se kanë vdekur edhe kandidatë nga parti të tjera, përfshirë të Gjelbrit dhe Social Demokratët, informon BBC. AfD u bë partia e dytë më e madhe e Gjermanisë në zgjedhjet federale të shkurtit, duke u...