Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren (Detaje)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit, ku një grua ka humbur jetën pasi u godit nga një makinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se aksidenti është raportuar rreth orës 12:50 të ditës së martë. “Sipas të dhënave të para, njësiti i Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Është konstatuar se këmbësorja M.H., e moshës rreth 40 vjeçe, nga fshati Kabash i Hasit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti”, deklaroi Bytyqi.