Analizë nga Liridon Spahiu: Muzika argëtuese apo muzika e Flori Mumajesit?

Analizë nga Liridon Spahiu: Muzika argëtuese apo muzika e Flori Mumajesit?

Muzika është një rrëfim i padukshëm që ecën me brezat. Ajo ndryshon ngjyrën e kohës dhe shpesh gjen një zë që e mban “bajrakun” e të parit. Për muzikën shqiptare pas viteve ’90, ky zë mund të themi se është pa dyshim Flori Mumajesi. Ai është një artist që e ka kapërcyer kufirin mes artit dhe argëtimit, duke e kthyer “muzikën argëtuese” në një identitet kulturor të kohës sonë dhe një nga më të kërkuarat, dëgjuarat e me më së shumti prodhime nga artistët shqiptarë. Florian Mumajesi u bë i njohur fillimisht me grupin West Side Family, në një periudhë kur muzika shqiptare ishte e ndarë mes nostalgjisë dhe modernitetit. Kënga “Mesnatë” e publikuar në vitin 2002 është përmendur shpesh nga kritikët e muzikës si...