“Prishja e objektit rrezikon ndërtesat e tjera”, zbardhet vendimi i gjyqtarit që shfryu aksionin e Ramës

“Prishja e objektit rrezikon ndërtesat e tjera”, zbardhet vendimi i gjyqtarit që shfryu aksionin e Ramës

Është zbardhur vendimi i gjyqtarit Ligoraq Toshi që sipas kryeministrit Edi Rama ka shkelur rëndë detyrën duke u vendosur në krahë të pronarit të një ndërtese që ka penguar komunitetin e zonës. Sipas vendimit të zbardhur krijohet dyshimi i arsyeshëm se ekzekutimi i vendimit për prishjen e këtij konstruksioni mund të shkaktojë dëm, të cilin kërkuesi kërkon ta evitojë. Gjykata vëren se konstruksioni metalik që përshkruan vendimi objekt gjykimi, rezulton të jetë pjesë e lidhur me ndërtesat e tjera, ç’ka në rast sedo të ekzekutohej vendimi për prishjen e objektit të kundërligjshëm krijon dyshimin e arsyeshëm për mundësinë e dëmtimit të ndërtesave ekzistuese. Çdo ndërhyrje në dyshemen e katit të parë rrezikon ndërtesat ekzistuese, sepse janë të lidhura me njëra tjetrën dhe i shërbejnë ndërtesave. Sipas...