Igli Tare sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

Igli Tare sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

2 Shtator 2025 17:54 Telesport Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. “Djalli” ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur vetëm 9 lojtarë nga sezoni 2024/2025. Ata që kanë mbetur janë Mike Maignan, Lorenzo Torriani, Fikayo Tomori, Ruben Loftus-Cheek, Matteo Gabbia, Pavlovic, Christian Pulisic, Rafael Leao dhe Youssouf Fofana. Presim se sa efikasitet do të kenë afrimet e reja të Tares si drejtor sportiv. Milani këtë vit nuk luan në Champions League, kështu që fokusi do të jetë në kampionat. Më shumë energji dhe kohë për t’u përgatitur, ndoshta edhe më shumë sukses i garantuar.