Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Humb drejtimin e mjetit pasi ai i pësoi difekt, makina rrëzohet në Gimaj të Shalës, një person i plagosur
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!