Gjatë kontrollit në banesë, kapen me lëndë narkotike/ Vihen në pranga dy shqiptarë

Gjatë kontrollit në banesë, kapen me lëndë narkotike/ Vihen në pranga dy shqiptarë

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç, të akuzuar për posedim dhe trafikim droge në Heraklion të Kretës. Arrestimi ndodhi mbrëmjen e së hënës (1 shtator), në kuadër të një operacioni të posaçëm të Drejtorisë së Policisë së Heraklionit kundër trafikut të narkotikëve, raportojnë mediat greke. Gjatë kontrollit ndaj dy shqiptarëve dhe më pas në banesën ku ata qëndronin, policia gjeti dhe sekuestroi: 1 kilogram e 92 gramë kokainë 910 euro para të gatshme, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës