Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zhdukje apo vrasje? Nga ADN do të përcaktohet nëse trupi i pajetë në Spanjë është i Miklovan Dakajt
Miklovan Dakaj është gjetur i pajetë në Marbella të Spanjës. Trupi i pajetë u konstatua pranë brigjeve të detit. Interpol Tirana është në komunikime të vazhdueshme me autoritetet spanjolle në lidhje me hetimet për këtë rast. Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë shkruar edhe mediat spanjolle, sipas të cilave 30-vjeçari nga Shkodra mund të jetë vrarë. Autoritetet spanjolle kanë marrë kampionë gjenetikë të vëllait dhe vajzës së 30-vjeçarit me origjinë nga Shkodra dhe pritet që ekspertiza të zbulojë përgjigjen e analizave në ADN-së. Kjo pasi deri më tani, familjarëve të të riut, si në Spanjë ashtu edhe në Shkodër nuk i është komunikuar zyrtarisht se trupi i gjetur i pajetë të jetë i Miklovan Dakajt. Hetimet për zhdukjen e tij nisën pas denoncimit të të...