Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kreu i SPAK vizitë zyrtare në Amerikë, Altin Dumani takim me zyrtarin e lartë të DASH
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Altin Dumani ndodhet në Amerikë, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të lartë. Zyra e shtypit në Departamentin Amerikan të Shtetit bën me dije se kreu i SPAK në orën 16:30 (22:30 me orën shqiptare) do të pritet në takim nga zyrtari i lartë i Byrosë për çështjet evropiane dhe euro-aziatike Brendan P. Hanrahan. Takimi i nivelit të lartë që është përfshirë në agjendën zyrtare publike të DASH do të zhvillohet pa praninë e mediave. Kjo vizitë e Dumanit vjen vetëm dy javë para se KLP, në datë 15 shtator të çelë garën për drejtuesin e ri të SPAK, duke qenë se mandati i Dumanit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme përfundon në muajin dhjetor.