PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, Kolegji cakton datën e seancës dhe 5 gjyqtarët

PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, Kolegji cakton datën e seancës dhe 5 gjyqtarët

Partia Demokratike-Kolegji Zgjedhor TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të mblidhet në datën 4 shtator në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Pas padisë së PD-së, është hedhur shorti dhe caktuar trupa gjykuese në Apelin Administrativ, e përbërë nga 5 gjyqtarë. Konkretisht Lutfije Celami si relatorë, Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza si anëtarë. Partia Demokratike (PD) ka depozituar ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor padinë që kishte paralajmëruar se do të dorëzonte kundër vendimit të Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Në padi, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi.  Kolegji...