Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rusia mbështet integritetin territorial të Serbisë”/ Vuçiç takon Putin, flasin edhe për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të martën, më 2 shtator, në Pekin me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin. Pas takimit, Vuçiç deklaroi për mediat se bisedimet ishin “shumë të hapura, të sinqerta dhe të rëndësishme”, duke theksuar se u trajtuan të gjitha temat me interes të ndërsjellë. Një nga çështjet kryesore ishte energjia. Vuçiç tha se Serbia ka nevojë gjithnjë e më të madhe për furnizime me gaz, duke theksuar se pjesa më e madhe vjen nga Rusia, ndërsa sasi më të vogla sigurohen nga Azerbajxhani. Ai kujtoi se Serbia dhe Rusia po punojnë për zgjerimin e kapaciteteve të ruajtjes në Banatski Dvor dhe se një pjesë e gazit do të ruhet në Hungari për këtë dimër, për të garantuar prodhimin e...