Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Eurobarometri: Shqipëria më entuziastja për anëtarësimin në BE! Serbia, më skeptikja në rajon
Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Mbështetja është veçanërisht e lartë në mesin e të rinjve, rreth 2/3 e qytetarëve të moshës 15 deri në 39 vjeç besojnë se vendet kandidate apo potenciale duhet të anëtarësohen në BE sapo të përmbushin kushtet e nevojshme. Po ashtu, 56% e të anketuarve besojnë se vendi i tyre do të përfitonte nga zgjerimi i ardhshëm. Megjithatë, qytetarët kanë edhe shqetësime, kryesisht lidhur me migracionin, korrupsionin, krimin dhe koston financiare të zgjerimit. Sondazhi është realizuar në periudhën shkurt-mars 2025, me pjesëmarrjen e mbi 26,300 qytetarëve nga të 27 vendet anëtare të BE-së. Sondazhe të ngjashme janë zhvilluar edhe në vendet...