Bilall Xhaferi: Natë çame

Bilall Xhaferi: Natë çame

Natë çame, poezi nga Billall Xhaferi Ndali çapin kopeja e ulqveNë errësirën e thinjur me flokë bore.Ndali çapin pranë staneve të heshturaKopeja e egër e pyjeve çame.S’dëgjohen të lehura, s’dëgjohen blegërima,Nuk duken më zjarret ku dremitin çobenët.Vetëm deti rreh bregdetin me dallgë pa pushuar,Vetëm hëna porsi dele e ndarë nga kopejaNëpër shtigjet e reve baret e vetmuar.Ndali çapin kopeja e ulqveDhe përgjon e uritur në errësirën thinjoshe. Ku ini ju çobenë me gunat e bardha?Ku i kini delet që blegërinin kullotave?Ku i kini qiprat, ku këmborët si këmbana?Ku i kini qent e staneve që ulurinin si luanë?Murrot, balot, gudot – armiqtë tanë të vjetër?Ku janë që t’u tregojnë me çatallet e hekurtSe si në shesh të luftës luftohet për jetën? Hesht në errësirë Çamëria shkretëtirë,vetëm...