Korçë/ Aksident në unazën e qytetit, makina përplas një grua me biçikletë

Korçë/ Aksident në unazën e qytetit, makina përplas një grua me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën e qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një grua që po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa gruaja ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të lënduarën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të saj, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Vijon...